Moti

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, por rriten temperaturat. Mot i ngrohtë gjithë javën

Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore, ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët.

Pas mesditës, pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu që priten të intensifikohen, ku situata më problematike do të paraqitet kryesisht në Shkodër dhe Lezhë. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta deri në 15°C më e larta në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 55 km/h me drejtim, kryesisht nga Jugu duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kjo javë do të jetë e ngrohtë por e lagësht, ku moti i të hënës do të mbetet prezent pothuajse gjatë gjithë javës.

Temperaturat do të pësojnë rritje duke filluar nga e marta e deri në fundjavë, megjithatë pritet që reshjet të dendura shiu të kemi të enjten dhe të premten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë