Bota

Shembet tavani i restorantit gjatë dasmës në Itali, të paktën 35 të plagosur

Gazeta Si – Në Pistoia të Italisë, dyshemeja e një papafingo të një lokali ku po zhvillohej një dasmë u shemb duke shkaktuar të paktën 35 të plagosur, gjashtë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Numri u bë i ditur nga autoriteti qendror shëndetësor i Toskanës pas pasigurisë fillestare për numrin e saktë të të plagosurve. Aksidenti ndodhi në Pontelungo, në periferi të qytetit, në ish-manastirin Giaccherino që përdorej si vend feste. Mes të shtruarve në spital janë edhe dhëndri me nusen.

Shembja ka ndodhur në një sallë në katin e parë të ish-manastirit. Disa të ftuar ishin larguar nga festa, por rreth gjashtëdhjetë persona, kryesisht të rinj, mbetën brenda lokalit dhe po kërcenin kur dyshemeja papritmas u shemb. Vrima gëlltiti të pranishmit që u gjendën në katin e parë, të mbuluar nga mbeturinat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë