Ka ndodhur

Lëkundje tërmeti në disa qytete të vendit, në Lushnjë banorët dalin në rrugë

Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë paraprake 4.6 të shkallës Rihter u ndje në orën 00:17 të kësaj të diele në disa qytete të vendit.

Sipas të dhënave të EMSC, epiqendra e lëkundjeve ishte 11 kilometra nga Lushnja dhe 26 kilometra nga Elbasani.

Autoritetet lokale nuk raportuan dëme materiale në banesa apo persona të lënduar. Tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera, si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

Pak minuta më pas, në orën 00:23 u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 3 të shkallës Rihter.

Të frikësuar pas lëkundjeve të tërmetit, dhjetëra banorë të Lushnjës kanë dalë nga shtëpitë. Qytetarët kanë lënë apartamentet dhe po qëndrojnë në rrugë, pavarësisht temperaturave të ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë