Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit për të zhvilluar një seancë të hapur për mediat dhe publikun për marrëveshjen me Italinë për emigrantët
“Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën tuaj të datës 10.01.2024 me vendimin e ndërmjetëm të datës 11.01.2024 ka vendosur rrëzimin e kërkesës për shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike”- njofton Gjykata Kushtetuese.
Në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, që sipas tyre konsiderohet si anti-kushtetuese. Kushtetuesja vendosi pezullimin e marrëveshjes deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Seanca për shqyrtimin e padisë, do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.