Bota

Paditi për shpifje ‘New York Times’, por Trump humbet gjyqin,  detyrohet t’i paguajë 400 mijë $

Donald Trump duhet të paguajë gati 400,000 dollarë tarifa ligjore për The New York Times dhe tre prej gazetarëve të saj, vendosi një gjykatës të premten.

Më konkretisht ai do të paguajë 392,638 dollarë. Padia prej 100 milionë dollarësh e Trump përfshinte një akuzë për gazetën dhe mbesën e larguar të Trump, Mary Trump, për “një komplot tinëzar” për të marrë të dhënat e tij tatimore.

Por ish-presidenti paditi pa sukses gazetën Times, së bashku me gazetarët Susanne Craig, David Barstoë dhe Russ Buettner’

Padia e Trump, e cila daton në vitin 2021, pretendonte se mbesa e tij, Mary Trump, shkeli kushtet e një marrëveshjeje zgjidhjeje duke u dorëzuar gazetarëve të dhënat tatimore. Ai kërkoi 100 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në urdhrin e së premtes, gjykatësi i Nju Jorkut Robert Reed shkroi se shuma prej 392,638,69 dollarësh është "e arsyeshme" duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes. Avokatët e Trump nuk u pajtuan, duke argumentuar se kostot "të tepruara" duhet "të reduktohen me një diferencë të konsiderueshme".

Avokatja e Trump, Alina Habba, i tha AP se ishte e zhgënjyer që Times dhe gazetarët e saj u hoqën nga çështja, por se gjykata "ka konfirmuar edhe një herë fuqinë e pretendimeve tona kundër Marisë dhe po mohon përpjekjen e saj për të shmangur përgjegjësinë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë