Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë Siberiane duke sjellë në territor mot të kthjellët, por të ftohtë.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore, por nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të nashoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -6°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




