Një sasi prej 45 kg drogë e llojit kokainë është sekuestruar nga policia greke pasditen e së enjtes në një shtëpi në Koropi. Në pranga ka përfunduar Leka Vaska.
Sipas policisë greke, droga ishte e ndarë në 36 pako të standardizuara që kishin logo të ndryshme nga jashtë dhe brenda për të identifikuar sasitë në fjalë.
Gjithashtu, gjatë operacioni u sekuestruan edhe një pushkë ushtarake tip kallashnikov, pistoletë me 2 karikatorë dhe 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Droga u gjet e fshehur në dhomën e kaldajës dhe në një magazinë.
Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari shqiptar ishte aktiv në trafikun e kokainës në në pellgun e Atikës dhe kryesisht në Atikën Perëndimore dhe Periferinë Veriore. Ai u ndalua fillimisht nga policia me një pako me 17.5 gramë kokainë.
Në njoftimin përkatës thuhet se zbardhja e aktivitetit të qarkut të trafikut të kokainës dhe ndërprerja e aktivitetit të tyre ka ardhur si rezultat i një hetimi sistematik, analizës dhe kryqëzimit të informacionit, vëzhgimit fizik dhe verifikimit të vendeve dhe detajeve të individëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




