Politike

Dallëndyshe Bici refuzoi mandatin e deputetit, Celibashi: I kalon Plarent Ndrecës  

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se Dallëndyshe Bici nuk do të jetë deputete në Kuvendit e Shqipërisë, pasi kjo e fundit refuzoi të merrte mandatin që iu hoq Arben Ahmetajt.

Ai u shpreh se do të njoftohet kandidati i radhës, Plarent Ndreca, dhe nëse merr një përgjigje brenda ditës së sotme, mbledhja e radhës në KQZ do të zhvillohet të hënën.

Dallëndyshe Bici, me anë të një shkrese refuzoi mandatin duke mbajtur postin aktual të drejtoreshës së Kadastrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë