Ka ndodhur

Sekuestrohen 26 kg kanabis në Malësi të Madhe, në pranga babë e bir

Gazeta Si – Dy persona, babë e bir, janë arrestuar në Malësi të Madhe, pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme kanabisi në afërsi të banesës së tyre, me qëllim shitjen.

Policia bën me dije së në pranga kanë rënë shtetasit të identifikuar si Paulin Dekaj 63 vjeç dhe dhe Alfred Dekaj 35 vjeç.

Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur.

Mësohet se sasia e lëndës narkotike u sekuestrua, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë