Ka ndodhur

Makina përplas motorin në Fier, një i plagosur rëndë

Nga Gazeta ‘Si’-Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (11 janar) në Fier, ku një makinë tip Range Rover ka përplasur një motor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës artistike të qytetit, në lagjen “8 Shkurti”. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë