Politike

Nikolla mbledh konferencën e kryetarëve, nga opozita shkon Tabaku. Açka, akuza se nuk u lajmërua, Kuvendi i nxjerr emailin e njoftimit

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur të enjten në mesditë për të miratuar programin kalendarik të Kuvendit 15 janar-23 shkurt.

E pranishme në mbledhje nga opozita ishte vetëm Jorida Tabaku e cila paraprakisht njoftoi përmes një statusi ne Facebook se kishte lajmëruar për praninë e saj.

“Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian. Fatkeqësi që kjo mazhorancë i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera. Shqipërisë i duhen reforma për të vazhduar procesin e integrimit. I duhet një klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitë. Jo hipokrizi!”, tha Tabaku

Ata që nuk dinin asgjë për këtyë mbledhje ishte PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës. Flutura Açka reagoi përmes një postimi në Facebook.

“Zonja Nikolla, unë nuk jam njoftuar në asnjë formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare.

Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më kë opozitar dhe si bashkëpunon Edi Rama”, komentoi ajo.

Por Kuvendi ka reaguar duke deklaruar se ajo ishte njoftuar ditën e djeshme, duke publikuar edhe emailin e njoftimit  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë