Ngjarje

Edhe një tjetër ditë pushimi për administratën / Qeveria: 22 nëntori, dita e Alfabetit festë zyrtare

Nga Gazeta ‘SI’ – Një ditë tjetër pushimi është shtuar në kalendarin e festave zyrtare të Shqipërisë. Ministri i Jashtëm Igli Hasani, tha se qeveria ka miratuar 22 nëntorin festë zyrtare, si dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ministri Hasani deklaroi se 22 Nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.

“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po propozon Kuvendit shtimin e ditës së alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë. 22 Nëntori specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, që janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe i bashkon gjuha si dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën këtë gjuhë të shenjtë me alfabetin latin. Viti 2024 është vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon, pasi shpresojmë të kemi një rrugë më të shpejtë drejt BE-së’- tha ministri Hasani në konferencën pas mbledhjes së qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë