Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të vendit duke gjeneruar reshje të pakta shiu si edhe flokë dëbore në Juglindje të Shqipërisë.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




