Kombetarja

Arbër Hoxha flet hapur për zgjedhjen e tij: Do luaj për Shqipërinë, Kosova s’më ftoi kurrë

Gazeta Si – Kosova, apo Shqipëria? Zgjedhja e lojtarëve me origjinë nga Kosova se për cilën Kombëtare luajnë është bërë çështje prej kohësh. Ka akuza dhe polemika. Por rrethanat dhe rastet janë të ndryshme dhe secili lojtar bën zgjedhjen e tij.

Arbër Hoxha, sulmuesi anësor që sapo ka nënshkruar për Dinamon e Zagrebit, e ka bërë të qartë se ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë. Në një intervistë të fundit për mediat kroate, 25-vjeçari që ka qenë në monitorim nga trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, ka sqaruar pozicionin e tij.

“Kosova nuk më ka ftuar asnjëherë. Shqipëria më ka thirrur dhe më ka dhënë pasaportën. Besoj se së shpejti do të luaj për Shqipërinë. Shpresoj shumë të shkoj në Europian dhe të luaj ndaj Kroacisë”, – është shprehur mes të tjerash Hoxha për “germanijak” në Kroaci.

Një deklaratë që me siguri do të shkaktojë reaksion në Kosovë, por fjalët e vetë futbollistit nuk lënë shumë vend për interpretim. Arbër Hoxha ka vlerësuar interesimin konkret të Shqipërisë kundrejt indiferentizmit të Kosovës. Në një rast të tillë nuk ka arsye pse të sulmohet as lojtari dhe as Shqipëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë