Art dhe Kulture

512 artistë në edicionin e dytë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Edicioni i dytë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare në Shqipëri mikpriti artistë nga 18 shtete dhe organizata ndërkombëtare me kulturat, traditat dhe eksperiencat e tyre.

512 artistë të huaj në 288 aktivitete gjallëruan jetën artistike e kulturore, jo vetëm në Tiranë, por edhe Shkodër, Korçë, Vlorë etj.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) ishte një nismë e Ministrisë së Kulturës për të sjellë në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN ishte vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.

Në edicionin e parë, në vitin 2022, Javët Kulturore Ndërkombëtare angazhuan mbi 700 artistë./atsh/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë