Nga Gazeta ‘Si’- Do të vijojë i ftohti polar në të gjithë Shqipërinë duke bërë që dita e mërkurë të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave ku termometri do të zbresë deri në -8°C në zona të thella malore.
Përsa i përket kushteve të motit; nuk priten reshje , por kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore juglindore dhe ekstremi jugor duke sjelle reshje të izoluara shiu e dëbore ndërsa në shumë qytete të ultësirës perëndimore do të ketë prezencë të lageshtirës së lartë në ajër duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale, por rriten lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga – 6°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




