Drejtësia

Vrau Arben Lleshin në Burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj kërkon lirimin nga regjimi ’41 biss’

Gazeta Si – Sokol Mjacaj, i cili ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen, ankimon në Gjykatën e Posaçme futjen e tij në regjimin “41 Biss”.

Mjacaj ka depozituar kërkesën zyrtare, ku kundërshton urdhrin e izolimit të nënshkruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja disa ditë para fundvitit të shkuar.

Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin për futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen, që dyshohet përkundrejt pagesës.

Pas ngjarjes, Gjykata e Elbasanit i komunikoi tjetër masë “arresti në burg” 28-vjeçarit të dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuarin e dytë me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit pas Sokol Mjacajt.

Ka dyshime që Indrit Shaqja, i cili mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt.

Përveç Mjacajt, kërkesë për daljen nga “41 biss” ka bërë edhe Ilir Kupa, i dënuar për 25 vite burg për veprat penale të grabitjes me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesë së bandës së “Babagjyshëve” të cilët grabisnin argjendari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë