Gazeta Si- Një 50-vjeçar me iniciale D.V., nga Zall Bastari në Tiranë është shpallur në kërkim për posedim armësh.
Nga kontrollet e kryera në banesën e tij, janë gjetur katër katër granata, krehra pistolete, krehra kallashnikovi dhe municion luftarak.
Policia e Tiranës ra në gjurmë pas informacioneve se në një banesë të këtij fshati kishte armë shpërthyese dhe sende të tjera të paligjshme.
Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata, krehra pistolete, krehra kallashnikovi dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas, informoi sot policia e Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




