Kjo javë do të shoqërohet me një mot të paqëndrueshëm ku vendi do të përfshihet nga temperatura të ulëta, vranësira, por edhe reshje dëbore.
Sot edhe nesër Shqipëria do të jetë nën ndikimin e paqëndrueshëm të kushteve të motit, do të ketë vranësira dhe reshje të pakta shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore. Dita e mërkurë dhe dita e enjte do të sjellin ndërprerje të reshjeve për t’u rikthyer sërish ditën e premte. Sa i përket tablos termike, temperaturat kanë pësuar rënie.
Që nga dita e martë dhe deri në fundjavë do të kemi depërtim të masave të ftohta polare duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave.
Dita e martë do të shënojë -4 dhe dita e mërkurë dhe dita e enjte do të jenë ditët më të ftohta të javës edhe pse pa reshje ku termometri në qytete do të zbresë deri në -7 gradë ndërsa në fshatra edhe më të ulëta. Ndërsa vendet e rajonit do të kenë momente të pakta me reshje dëbore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




