Gazeta Si – Një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht në Pogradec. Ka qenë nëna e 12-vjeçares ajo që denoncoi në policinë e qytetit 29-vjecarin me iniciale K.T., për marrëdhënie seksuale me vajzën e saj.
Policia thotë se ndaloi K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me këtë shtetas.
Burime nga grupi i hetimit, bëjnë me dije se nëna e vajzës deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e 29-vjecarit dhe vetëm pas ndarjes, ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.
Kjo, edhe për grupin e hetimit, tregon se nëna ka qenë në dijeni të rastit, por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e të riut ka marrë fund.
Policia e Pogradecit ka filluar hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29-vjeçarin.
Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29-vjeçarin dhe ka filluar hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




