Gazeta Si – Një tentativë vjedhjeje ka dështuar gjatë orëve të para të mëngjesit të këssaj të shtune në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve, në një institucion financiar në Tiranë, te kryqëzimi i Rrugës “Bardhyl” dhe Rrugës “Hoxha Tasin”.
Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar.

Policia e Tiranës fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.
Fotot e tyre janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën ku ishte planifikuar vjedhja, që fatmirësisht dështoi.
Siç mund të shihni në pamjet ata janë të veshur sportive, 2 prej tyre kanë kapuç në kokë ndërsa një tjetër mban kapele.
Për identifikimin dhe lokalizimin e tyre policia e Tiranës po kryen verifikime ndërsa ka shpërndarë fotot e 3 personave duke ftuar qytetarët të japin informacion.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, – thuhet në njoftimin për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




