Ka ndodhur

Trafikonin kokainë dhe heroinë në Itali, kapen dy pjesëtarë të një grupi kriminal

Gazeta Si – Dy persona, të dyshuar pjesë e një grupi kriminal në Itali që trafikonte sasi të mëdha kokaine dhe heroie, janë arrestuar në Shqipëri.

Policia thotë se në kuadër të dy personave të zhvilluara në Tiranë dhe Përmet, u vunë në pranga shtetasit Dritan Idrizi alias Dritan Xhepexhiu dhe Elion Bejo.

Dritan Xhepexhiu u vu në pranga në Tiranë, pasi Gjykata e Breshias i ka caktuar 37-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 01.10.2019-31.01.2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdhaja të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia.

Ndërsa Elion Bejo u vu në pranga në Përmet, pasi Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë