Gazeta Si – Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, me dyshimin se ka kryer tre grabitje gjatë muajit dhjetor 2023.
Shtetasi shqiptar, Elis Kanani, u arrestua nga policia e Katanias, pasi ishte shpallur në kërkim për grabitje me dhunë në dy qyteza në këtë zonë.
Sipas prokurorisë, mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023 ai ka vjedhur një dyqan tabakinoje në Zafferana Etnea, duke kërcënuar pronaren, të cilën e ka kapur me forcë dhe e ka detyruar t’i dorëzojë 600 euro.
Disa orë më vonë, i armatosur me sëpatë, Kanani ka hyrë në një lokal, duke kërcënuar dy punonjësit dhe duke marrë 160 euro, raporton La Sicilia.
Një ditë më pas, ai grabiti një dyqan ushqimesh në Viagrande. Sipas hetimeve të bëra nga Prokuroria e Katanias, ai ka shtrirë në tokë një klient që po përpiqej ta ndalonte dhe më pas mori 200 eurot e mbetura në kasë.
Makina tip “Alfa Romeo” që ai përdori për t’u largua nga vendngjarja dhe që u kap nga kamerat e sigurisë, ndihmoi policinë në identifikimin e 29-vjeçarit shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




