Moti

Pasditja sjell vranësira dhe shi, në fundjavë ulen temperaturat

Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësira e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin, ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu, kryesisht në veri dhe qendër të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin prezencë të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin por intensiteti i tyre do të jetë i ulët. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17- 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

E shtuna, në pjesën e parë të ditës do të jetë me mot të qëndrueshëm, me intervale me kthjellime por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat duke krijuar mundësi për reshje shiu ku herë pas here do jenë në formën e rrebesheve.

Si fillim do të jenë prezente gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në zonat jugore dhe më pas në orët e vona të natës, parashikohet që të përfshihet i gjithë territori shqiptar.

Maksimumet gjatë të shtunës do të kenë një rritje të ndjeshme, duke bërë që të regjistrohet vlera edhe 19 gradë në mesditë dhe 3 gradë në orët e para të mëngjesit në zonat lindore. Parametri i erës gjatë të shtunës do të jetë mjaft problematik, me një shpejtësi 75 km/orë, duke bërë që të kemi problematikë sa i përket trafikut detar.

E diela mbetet në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira, reshje shiu e dëbore në zonat malore pasi do të kemi një rënie të temperaturave, duke bërë që vlerat në qytetet e zonave malore të zbresin në 1 gradë ndërsa në maksimumet në orët e mesditës, në zonat perëndimore pritet të jenë në 15 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë