Ka ndodhur

Kamioni përplaset me makinën në aksin Librazhd-Elbasan, plagosen 2 persona

Gazeta Si- Një aksident rrugor ka ndodhur në Murrash të Librazhdit këtë të enjte në aksin Librazhd-Elbasan, ku janë përplasur një kamion dhe një veturë.

Policia thotë se si pasojë, janë plagosur dy persona. Ngjarja ka nodhur rreth orës 12:15 në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.

Kamioni që drejtohej nga shtetasi G.T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.T., banues në Pogradec.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A.T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor. 

Me shtetasin G.T. policia po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë