Opera Rara, një institucion i ngritur më shumë se 50 vjet më parë për ruajtjen e promovimin e trashëgimisë së humbur operistike, ndau lajmin se sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, është shpallur si një nga këngëtaret më të mira të 2023 nga revista “Opera Wire”.
“Urime ambasadores tonë artistes Ermonela Jaho, që u përzgjodh si një nga këngëtaret më të mira për 2023. Mezi presim të punojmë sërish me ju, edhe gjatë këtij viti”, thuhet në publikimin online të bërë nga Opera Rara.
Në motivacionin dedikuar Ermoneles shkruhet: “Është e vështirë të përkufizohet përkushtimi i Ermonela Jahos për secilin rol që ajo sjell në skenë. Ka një intensitet dhe kaq shumë vertëtësi, aq sa mund të ndjesh gjithçka që është duke përjetuar personazhi i saj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.