Gazeta Si – Një 42-vjeçar, Etmond Lataj, është arrestuar, pasi ka vënë një sasi eksplozivi në shtëpinë dhe dyqanin e një 54-vjeçari.
42-vjeçari, banues në Burrel, i dënuar me parë për disa vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pasurisë, dhe aktualisht vuante dënimin alternativ ‘Shërbim prove’, për shkak të një konflikti me Artan Cukën, ka shkuar pranë banesës së këtij të fundit, ku ka vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse eksploziv pa shkaktuar dëme.
Gjithashtu, në portën hyrëse të dyqanit të Artan Cukës, ka vendosur një tjetër sasi lënde plasëse eksploziv, dhe nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në cilësinë e provës materiale, Etmond Lalajt, iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek, 4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular.
Sipas policisë 42-vjeçari dyshohet se është autor dhe i disa ngjarjeve të mëparshme me eksploziv në Burrel, për të cilin në bashkëpunim me prokurorinë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe grumbullimin e provave, si dhe identifikimin e kapjen e bashkautorëve të tjerë të përfshirë në këto ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




