Gazeta Si – Rohan Denis është vetëm rasti i fundit. Ai është arrestuar për vrasjen e bashkëshortes. Por para tij kanë qenë të shumtë sportistët që kanë bërë vrasje. Disa raste madje kanë bërë histori në kronikën e zezë, të tjerë kujtohen më pak, si 60 goditjet me thikë të portierit 18-vjeçar të Stok Sitit ndaj të fejuarës 15-vjeçare.

Nga kampionë në monstra: një zhvillim tragjik, që së fundi ka gjetur si protagonist edhe çiklistin Australian, Rohan Denis. 33-vjeçari është vënë në pranga me akuzën e vrasjes së Melisa Hoskins, bashkëshortja e tij, nënë e dy fëmijëve. Procesi do të zhvillohet në mars. Rasti i Denis është analog me atë të sportistëve të tjerë që pas një karriere me suksese në nivelin sportiv, janë bërë vrasës të partnereve apo familjarëve.

Karlos Monzon
Në vitin 1970, boksieri argjentinas i rrëmbetnte Nino Benvenutit titullin kampion bote për peshat e mesme. Rreth 18 vjet më pas emri i tij pushtoi faqet e para të gazetave, pas vdekjes së modeles Alicia Muniz: gruaja e tretë e Monzon, që ishte mbytur dhe më pas ishte shtyrë nga tarraca nga ish-sportisti, i dënuar me 11 vjet burg për vrasje.
Oskar Pistorius
I pari dhe i vetmi atlet i amputuar i aftë të triumfojë në një kompeticion botëror. Në shkurt 2013 u dënua për vrasjen e së fejuarës Reva Stenkamp. Pistorius u mbrojt duke thënë se e kishte ngatërruar atë me një hajdut dhe e kishte qëlluar katër herë me pistoletë nga dera e bënjës. Nëntorin e kaluar doli nga burgu me kusht.

Kris Benoit
Më 25 qershor 2007, keçisti, nga më të rëndësishmit e epokës së tij, u gjet i pajetë në banesën e tij në Fajetvil. Bashkë me të ishin bashkëshortja Nensi dhe djali Daniel. Nga hetimet doli se shkaktari i tragjedisë ishte pikërisht Benoit, që në fillim vrau familjarët e tij dhe më pas i dha fund jetës, duke u vetëvarur.
O.J. Simpson
Më 13 qershor 1994, Nikol Braun dhe Ronald Lil Goldman u gjetën të pajetë përballë pallatit, ku gruaja banonte. Braun, ish-gruaja e kampionit të futbollit OJ Simpson, ishte goditur 12 herë me thikë, kurse 25-vjeçari kishte shenjat e 20 goditjeve. I dyshuari kryesor ish-lojtari i futbollit amerikan dhe procesi i tij ishte një nga më të diskutuarit në historinë e drejtësisë amerikane. Ai u shpall fajtor në procesin civil dhe u detyrua të dëmshpërblente familjarët e viktimave.

Jovan Belçer
Mëngjesin e 1 dhjetorit 2012 lojtari shkoi në qendrën sportive të Kansas Sitit Çifs, skuadrës ku luante. Pasi falënderoi trajnerin për atë që kishtë bërë për të, Belçer pa një makinë policie që po shkonte drejt tij dhe, para se agjentët të ndërhynin, qëlloi veten me një një plumb në kokë. Më pak se një orë më parë nga vdekja e tij, 25-vjeçari kishte vrarë me të njëjtën armë të fejuarën Kasandra Perkins.

Bruno Fernandes de Souza
Ish-portieri i Flamengos urdhëroi vrasjen e Eliza Samudio, të dashurës së tij, që në maj të 2010-ës u bë nënë e një fëmije me futbollistin. Bruno i kishte kërkuar të abortonte dhe pas refuzimit të së resë, ai krijoi një bandë kriminale me 7 persona, që e rrëmbeu vajzën për ta mbajtur mbyllur në një shtëpi në Belo Horizonte 4 muaj pas lindjes së fëmijës. Vajza u vra dhe trupi i saj iu hodh si ushqim disa qenve rotvajler, kurse Bruno u dënua me 20 vjet e 9 muaj burg. Një nga ngjarjet më makabre.
Endrju Hall
Mesfushori i Stok Siti, në shtator të 2012-ës rrëfeu se kishte vrarë të fejuarën. Më 9 qershor të 12 viteve më parë, Hall ishte 18 vjeç dhe ishte i lidhur me 15-vjeçaren Megan Leigh Peat. Gjatë një feste në Ampthill, ai u largua pas pak orësh, duke tërhequr vëmendjen e disa të ftuarve, sepse kishte njolla gjaku në rrobat e tij. Nga ajo çfarë u kuptua nga deklaratat e vetë lojtarit, ai kishte goditur 60 herë më thikë vajzën. Autori u dënua me burgim të përjetshëm.

Aron Hernandez
Nuk është më pak tragjik rasti i Aron Hernandez, edhe ai ish-lojtar i futbollit amerikan. Më 18 qershor 2013, shtëpia e Hernandez në Masaçusets u sekuestrua nga policia, pas vdekjes së Odin Lloid, koleg i Aronit dhe i fejuar më kunatën e këtij të fundit. Nga hetimet doli se Hernandez e kishte qëlluar disa herë me pistoletë. I dënuar në 2015-ën, 2 vjet më pas Hernandez vari veten me një çarçaf në qelinë e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




