Ka ndodhur

Kakavijë/ Kapen me bizhuteri të vjedhura në makinë, pranga dy gjeorgjianëve

Gazeta Si – Bizhuteri të shtrenjta, orë dore Rolex dhe para cash janë sekuestruar në doganën e Kakavijës në posedim të shtetasve nga Gjerogjia.

olicia thotë se këto orendi, që dyshohet se janë të vjedhura, u gjetën të fshehura në kroskotin e një makine me të cilën udhëtonin U.E., 32 vjeç dhe O.G., 36 vjeç, të cilët u arrestuan.

Sendet e sekuestruara nga policia janë  50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 Euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë