Ka ndodhur

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, Balla urdhëron inspektim në shkallë vendi nga nesër  

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka udhëzuar një inspektim në shkallë vendi të masave dhe mjeteve për rritjen e sigurisë nga zjarri. Sa duket, nisur nga zjarri që ra në një qëndër tregtare në Lushnjë ditën e Krishtlindjeve që nxorri në pah edhe shumë mangësi për përballimin e situatave të tilla, ministri Balla ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse në çdo bashki që të kontrollojnë nga nesër dhe në mënyrë periodike masat dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri në çdo objekt, me kritere specifike sipas nivelit të rrezikut.

“Në ushtrim të kompetencave si Ministër i Brendshëm për orientimin e zbatimit të politikave të veprimtarisë së shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, kam udhëzuar sot një inspeketim në shkallë vendi të masave dhe mjeteve për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, njësitë e MZSH-së në çdo bashki, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe inspektoratet e mbrojtjes së territorit në çdo bashki janë udhëzuar sot të kontrollojnë prej nesër dhe në mënyrë periodike masat dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri në çdo objekt, me kritere specifike sipas nivelit të rrezikut”, shkruan Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë