Ka ndodhur

Vlorë/ Makina përplas 8 vjecarin, i mituri transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e mërkurës në Vlorë, ku një mjet ka pëplasur një 8-vjeçar.

Për pasojë, i mituri ka marrë lëndime dhe është transportuar në spital, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

“Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë