Francoise Bornet, e njohur si protagoniste në foton ikonike “The Kiss of the Town Hall” e vitit 1950 në Hotel de Ville, Paris, e realizuar nga fotgrafi Robert Doisneau, vdiq në moshën 93-vjeçare, sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta “Le Parisien”, duke saktësuar se vdekja e saj daton në 25 dhjetor, ndërsa ndodhej në Normandi.
Fotografi i famshëm francez përjetësoi imazhin e Bornet ndërsa ajo puthte të dashurin e saj në atë kohë, Jacques Corteaux, një student aktrimi.
Pas realizimit të fotos ikonike, Francoise Bornet vazhdoi të punonte në teatër, ku interpretoi në vepra të drejtuara nga Francois Perrier dhe Pierre Brasseur.
Ajo u martua me njeriun që familja e saj e konsideroi si dashurinë e saj të madhe, regjisorin Alain Bornet.
Në vitin 2005, dhjetë vjet pas vdekjes së fotografit Doisneau, Bornet nxori në ankand foton e printuar, duke fituar 155 mijë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



