Ka ndodhur

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, burrë e grua dërgohen me urgjencë në spital

Gazeta Si – Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite në aksin Korçë-Bilisht, afër fshatit Bitinckë. Një automjet ka goditur një motor, me të cilin udhëtonin burrë e grua, që kanë marrë plagë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

“Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzu” me drejtues shtetasin Sh.L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A.H., rreth 64 vjeç.

Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D.H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës“, – shkruhet në njoftimin e policisë për këtë ngjarje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i atumojetit që goditi motorin është ndaluar për veprimet proceduriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë