Gazeta Si – Një person është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur në sulmin rus të mëngjesit të sotëm në Kharkiv. Lajmi është dhënë në Telegram nga guvernatori Oleg Synegubov. Raketat kanë goditur zona rezidenciale dhe ndërtesa komerciale.
Raketat kanë goditur edhe Kievin, ku rryma elektrike është ndërprerë në zona të ndryshme të qytetit. Raketat kanë rënë në zonat e banuara, ndërsa më parë ushtria kishte bërë thirrje që njerëzit të qëndronin në vendstrehime. Sipas eronautikës ushtarake, ushtria ruse ka lëshuar raketa Kinzhal.

“Qëndroni në vendstrehime, shumë raketa i janë drejtuar Kievit”, – shkruante në Telegram aviacioni i forcave të armatosura të Ukrainës. Që gjatë natës aeronautika ukrainase kishte dhënë alarmin ajror në nivel kombëtar.
Ka shkuar në 29 ndërkohë numri i viktimave nga sulmi me raketa i forcave ruse në Kiev më 29 dhjetor. E konfirmon ‘Ukrainska Pravda’, duke saktësuar se bëhet fjalë bëhet fjalë për tragjedinë më të thellë për kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




