Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin nacional Pogradec -Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Buqezë.
Sipas informacioneve të para në këtë aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa raportohet edhe për të paktën dy të plagosur.
Bëhet me dije se policia dhe një ambulancë kanë mbërritur në vendngjarje. Aksidenti ka sjellë bllokimin e rrugës dhe si rrjedhojë krijimin e trafikut.
Vetëm pak orë përpara këtij aksidenti, një tjetër përplasje automjetesh në afërsi të fshatit Lin të Pogradecit, shkaktoi gjashtë të lënduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




