Ka ndodhur

Pas sherrit që nisi brenda xhamisë, plagoset një 51-vjeçar në Tiranë. Policia ofron 5 mijë euro për kapjen e autorit

Nga Gazeta ‘Si – Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Xhamisë së Xhurës tek “Oxhaku”, në Tiranë.

Policia informon se bëhet fjalë për Agim Jazaj, rreth 51 vjeç, nderkohë që ka identifikuar autorin Saimir Xhafa dhe e ka shpallur në kërkim atë.

“Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Burime për mediat bëjnë me dije se autori Saimir Xhafa dhe i plagosuri Agim Jazaj kanë qenë të dy brenda xhamisë Xhura. Mësohet se sherri ka nisur brenda xhamisë.

Pasi kanë dalë nga xhamia autori Saimir Xhafa ka bërë lëvizje më të shpejta ku ka shkuar tek makina dhe ka marrë armën e zjarrit në momentin kur ka marrë armën i ishte drejtuar të plagosurit duke e qëlluar 3 herë në bark.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga ky moment ai është larguar në drejtim të paditur. I plagosuri ndodhet në spital i cili po kryen një ndërhyrje.

Ende nuk është i qartë shkaku i konfliktit, por policia po punon me familjarët e të plagosurit dhe autorit.

Për kapjen e autorit policia vuri një shpërblim prej 5 mijë eurosh për çdo informacion që do të çojë në kapjen e tij, teksa shpërndau edhe foton e tij të tij kapur nga kamerat e sigurisë.

Ai është i veshur me kapele, xhup të zi dhe sipas përshkrimeve është trup gjatë.

Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të paqarta për hetuesit, të cilët kanë ringritur edhe njëherë dinamikën e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë