Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në Lin të Pogradecit. 6 persona me lëndime të lehta

Nga Gazeta ‘Si’ – Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

3 automjetet me drejtues shtetasit me inicialet E. Q., Ch. R. dhe E. L. janë përplasur në afërsi të fshatit Udënisht.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë