Bota

Raketë ruse në Poloni? NATO: Po monitorojmë situatën

Nga Gazeta 'Si'-Aleanca ushtarake perëndimore thotë se po “monitoron situatën” në Poloni pasi një raketë ruse ka të ngjarë të ketë hyrë në hapësirën e saj ajrore për një kohë të shkurtër.

Raketa mendohet të ketë fluturuar mbi territorin polak për tre minuta përpara se të kthehej në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Polonia është një anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye pasojat mund të kenë qenë tepër të rënda.

“Kam biseduar me presidentin [polak] Andrzej Duda për incidentin me raketa në Poloni”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të çmuar, po monitoron situatën dhe ne do të qëndrojmë në kontakt pasi të vërtetohen faktet. NATO mbetet vigjilente”, shtoi ai.

Komanda Operacionale e Ushtrisë polake tha se objekti hyri në territorin e Polonisë mëngjesin e 29 dhjetorit.

“Mëngjesin e sotëm, një objekt i paidentifikuar ajror hyri në hapësirën ajrore të Republikës së Polonisë nga kufiri me Ukrainën. Nga momenti që kaloi kufirin deri kur sinjali i tij u zhduk, objekti u vëzhgua nga radarët e sistemit mbrojtës ajror të shtetit”, tha ushtria polake.

Polonia tha se ka mobilizuar forcat ajrore dhe burimet e tjera, në përputhje me situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë