Bota

Gjermani / Kamioni godet një grup këmbësorësh, një e vdekur dhe 6 të plagosur

Gazeta Si - Një kamion i kuq rreth orës 09:50 goditi këtë të premte një grup njerëzish në qendër të Passau, përballë stacionit në Gjermani.

Një grua 37-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa mes të plagosurve është edhe vajza e saj 11-vjeçare.

Katër këmbësorë të tjerë u dërguan në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi, 63 vjeç, i cili ndodhet në spital, i cili është nxjerrë nga automjeti dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve të para mund të jetë një aksident. Shoferi që po dërgonte paketat parakaloi një makinë të ndaluar, ndoshta nuk e vuri re grupin e njerëzve dhe i goditi.

Ndër hipotezat që po shqyrtohen nga hetuesit është edhe një sëmundje nga ana e drejtuesit. Zona është mbyllur dhe në vendngjarje ka forca të policisë dhe zjarrfikëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë