Kosova

Hovenier: Presim që në 2024 Serbia dhe Kosova të zbatojnë plotësisht marrëveshjen

Nga Gazeta 'Si'-Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni pret që gjatë vitit 2024, Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve dhe sipas tij, dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Hovenier tha se nga Marrëveshja drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti, përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve.

“Më 2024, shpresojmë të shohim përparim të njëmendtë, duke përfshirë Serbinë që ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshjeje, si dhe Kosovën që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj, përfshirë që të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfundimisht, ky proces i normalizimit përmbyllet me njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, përderisa të dyja vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Zbatimi i Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të zbatimit paraqet hap të madh drejt asaj të ardhmeje”, tha Hovenier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë