Bota

Rusia bombardon qytetet në Ukrainë, të paktën 18 të vdekur dhe 108 të plagosur

Gazeta Si – Të paktën 18 persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe raketa lundruese të Rusisë ndaj Ukrainës. Moska ka sulmuar Ukrainën gjatë mbrëmjes të së enjtes dhe mëngjesit të së premtes.

Ministri i Brendshëm ukrainas, njoftoi se të paktën 18 persona u vranë dhe 108 u plagosën në sulmin rus të mëngjesit të sotëm, në të cilin 158 raketa dhe dronë u lëshuan në rajone të ndryshme të vendit.

Në qytetin perëndimor të Lvivit, një ndërtesë e infrastrukturës kritike është goditur nga një sulm me dron, tha kreu i qytetit, Andriy Sadovyi, përmes një postimi në Telegram.

Në Odesa në jug të Ukrainës, mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr në një ndërtesë të lartë. Në Harkiv, në verilindje, po ashtu ka pasur disa shpërthime pas sulmeve me raketa.

Sadovyi tha se Lvivi u sulmua me mbi 10 dronë kamikazë Shahed, të prodhimit iranian. Në rajonin Sumi, në verilindje të Ukrainës, si pasojë e një sulmi me raketa në qytetin Konotop u plagosën tre persona dhe u dëmtua një ndërtesë banimi dhe një punishte.

Gjatë natës, Harkivi u sulmua me mbi 10 raketa. Guvernatori Oleh Syniehubov, tha se duhet të verifikohen dëmet e shkaktuara nga sulmet.

Një valë e dytë e sulmeve ajrore pasoi mëngjesin e së premtes. Sirenat për sulme ajrore u lëshuan në mbarë Ukrainën dhe banorët u udhëzuan që të shkojnë në strehimore.

Kievi dhe qyteti industrial, Dnipro, po ashtu u shënjestruan nga sulmet ruse. Shpërthime janë raportuar në dy qytetet, ku jetojnë mbi 1 milion banorë.

“Gjithsej rreth 110 raketa u lëshuan në Ukrainë, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime”, në sulmin masiv rus të natës së sotme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në “X”, duke përsëritur se “sot, Rusia ka përdorur pothuajse çdo lloj arme në arsenalin e saj: Kindzhals, S-300, raketa lundrimi dhe dronë. Bombarduesit strategjikë lëshuan raketat X-101/X-505”. “Ne do t’i përgjigjemi sulmeve terroriste. Dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për sigurinë e të gjithë vendit tonë, çdo qyteti dhe çdo qytetari. Terrori rus duhet dhe do të humbasë”, shton ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë