Ngjarje

Sulmet kibernetike, reagon AKCESK: Kanë ardhur nga jashtë

Nga Gazeta Si- Pas sulmeve kibernetike të datës 25 Dhjetor drejt kompanisë së telekomunikacionit ONE dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, AKCESK ka reaguar pas 3 ditësh duke njoftuar për çka është zbuluar deri më tani dhe masat e marra.

“Përpjekjet tona janë fokusuar në identifikimin e burimeve të sulmeve, rimëkëmbjen e sistemeve të prekura dhe në zbatimin e masave parandaluese. Analiza jonë ka vënë në dukje se sulmet nuk kanë origjinë nga IP shqiptare, duke na ndihmuar të kuptojmë më mirë dimensionet ndërkombëtare të kërcënimit”, shkruan AKCESK, duke shtuar se ky incident ka nxitur AKCESK të rishikojë dhe të forcojë strategjitë e sigurisë kibernetike, duke përfshirë zhvillimin e trajnimeve të specializuara për stafet përgjegjëse dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë