Ka ndodhur

Zjarr në katin e parë të një banese te ‘Varri i Bamit’ në Tiranë

Gazeta Si- Një banesë në katin e parë të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të enjteje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Varri i Bamit” në kryeqytet, ku zjarri ka rënë në banesën e 55-vjeçares me iniciale L.T.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë