Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022.
Fituesit u shpallën mes mijëra titujsh, por në fazën finale pati pesë kandidatura për çdo kategori, që u përzgjodhën nga juria e kryesuar nga kryetari Mehmet Kraja.
Juria vendosi që çmimin “Romani më i mirë i vitit” ta fitonte Stefan Çapaliku me romanin e tij “Një engjëll veshë me frak”.
Përkthimin më të mirë këtë vit e fitoi përkthyesja Mira Meksi, e cila ka sjellë në shqip kryeveprën e Gabriel Garcia Marquez “Vjeshta e Patriarkut”.
Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” shkoi për Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve”.
Me çmimin “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” u vlerësua Behar Jacaj për librin “Hoteli përbri kishës”.
Çmimi “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit” shkoi për Xhevat Lloshin me librin “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip” dhe çmimi “Libri për fëmijë më i mirë i vitit” ju dha Edi Gogut për librin “Tezja dhe shkopinjtë magjikë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.