Gazeta Si – Rusia pret që Armenia të kuptojë “rrezikun e humbjes së sovranitetit të saj në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare nëpërmjet thellimit të dialogut me NATO-n”.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Tass”.
Lavrov më pas nënvizoi se këtë vit Armenia ka mbajtur dhjetëra stërvitje të përbashkëta me Aleancën Atlantike.
Ndërkohë, Azerbajxhani dhe Armenia nuk janë larg arritjes së marrëveshjes për një marrëveshje paqeje, sipas asaj që i tha për “Guardian”, Elcin Amirbekov, përfaqësues special me detyra të veçanta i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
“Ajo që është e rëndësishme të kuptohet, është se në këtë fazë vendimtare të negociatave, ku me sa duket nuk jemi shumë larg nga marrëveshja përfundimtare, ne kemi nevojë për një stërvitje të orientuar drejt rezultateve”, tha Aliyev në një intervistë për gazetën angleze.
Javën e kaluar, Azerbajxhani i dorëzoi Armenisë versionin më të fundit të projekt-marrëveshjes së paqes të përgatitur nga Baku, tha Amirbekov, duke shtuar se pesë parime themelore përbëjnë bazën e projektit: çështja e përcaktimit të kufirit mund të zgjidhet në një moment të dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



