Ka ndodhur

Digjet banesa një katëshe në Has, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Gazeta Si – Një banesë njëkatëshe është shkatërruar nga flakët në fshatin Golaj të Hasit, si pasojë e një zjarri që ra në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëse nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, i cili shkrumboi gjithçka brenda banesës së shtetasi S.Meshi.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.

Mendohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, gjithsesi grupi i punës në komisariatin e Hasit, në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit, po bëjnë verifikimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë