Ka ndodhur

Dibër, shkoi për piknik me shokët e tij, 19-vjeçari bie nga shkëmbi

Gazeta Si – Një 19-vjeçar është plagosur rëndë mbrëmjen e kësaj të mërkure në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë në Dibër, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga një shkëmb.

I riu, i identifikuar me inicialet K.B., kishte shkuar për piknik së bashku me tre shokët e tij, të identifikuar me inicialet A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që i riu së bashku shokët e tij kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, 19-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Blutë bëjnë me dije se i riu është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë