Ka ndodhur

Autoboti përplaset me një mjet bujqësor në aksin Levan-Tepelenë, një i plagosur

Gazeta Si – Aksi Levan-Tepelenë vazhdon të jetë burim aksidentesh. Edhe sot ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Frakull e Vogël.

Një autobot, me drejtues shtetasin A.G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Nga përplasja është plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili ka shkuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë