Ka ndodhur

Korçë / 5 mijë euro për zbutjen e masës së sigurisë për një të dënuar, burg për 3 persona

Gazeta Si- GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre persona, për një “arrest në shtëpi” dhe dy të tjerë “detyrim paraqitje”, pasi dyshohen se do të jepnin një shumë prej 5 mijë eurosh një gjyqtareje për të zbutur masën e sigurisë për një të ndaluar për trafik klandestinësh në Korçë.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për: Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Nikolla Hafëzllari. Në arrest shtëpiak është lënë Djana Kodra ndërsa detyrim paraqitje: Dritan Tabaku dhe Artiana Kozici.

Ata akuzohen për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i Krimit”.

Bëhet fjalë për disa persona, të cilët kanë tentuar që të korruptojnë funksionarë publik në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë