Bota

Panik në mes të detit, dallgët 21 metra të larta godasin anijen me 400 pasagjerë në bord

Nga Gazeta 'Si'- Një incident i rëndë është regjistruar në Detin e Veriut, ku një anije turistike me 400 pasagjerë në bord, është gjendur e bllokuar në mes të detit, si pasojë e dallgëve të mëdha që arrinin deri në rreth 21 metra.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja shihen njerëz të panikosur që mbahen fort pas karrigeve dhe tavolinave ndërsa anija lëkundet. MS Maud u nis nga Tilbury Docks më 9 dhjetor, por u përplas me ujëra të trazuar dhe humbi fuqinë e motorit së bashku me të gjitha pajisjet e lundrimit.

Launder, nga Richmond, North Yorkshire, tha se ai pa dallgë që preknin dritaren e kabinës së tyre, pavarësisht se ishte në katin e pestë dhe se uji vërshonte nëpër korridore. Anija mbërriti më 23 dhjetor në Britani, ndërsa vetëm një pasagjer u plagos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë